Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij, Bushra Bibi, janë dënuar secili me nga 17 vjet burg në një çështje që lidhet me dhurata shtetërore. Gjykata i shpalli fajtorë për shitjen ose fshehjen e dhuratave të marra gjatë kohës që Khan ishte në pushtet.
Avokatët e çiftit kanë mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar çështjen si të sajuar dhe politikisht të motivuar. Ata kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin.
Imran Khan, i cili ndodhet tashmë në burg për çështje të tjera, vazhdon të përballet me një sërë procedurash ligjore që mbështetësit e tij i shohin si përpjekje për ta përjashtuar nga politika. /mesazhi
