Ballina Lajmet Kosovë Ish-luftëtari i UÇK-së varroset sot në Gllogjan

Ish-luftëtari i UÇK-së varroset sot në Gllogjan

Avni Hyseni sot varroset në Gllogjan.
Hyseni kishte disa ditë që po qëndronte i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, të cilës nuk arriti t’i bëjë ballë.

Ai ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Hyseni la pas vetes dy vajza.

Ai kishte qenë pjesë e UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së.

Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë.

Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”.

Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Exit mobile version