Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-ministri i jashtëm egjiptian emërohet shef i ri i Ligës Arabe

Ish-ministri i jashtëm egjiptian emërohet shef i ri i Ligës Arabe

Liga Arabe ka emëruar ish-ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Nabil Fahmy, si sekretar të ri të përgjithshëm, transmeton Anadolu.

Emërimi u bë gjatë sesionit të 165-të të zakonshëm të këtij organizmi panarab, i mbajtur në kryeqytetin jordanez, Aman.

Fahmy do të marrë detyrën si kreu i ri i ligës më 1 korrik, duke zëvendësuar sekretarin e përgjithshëm në largim, Ahmed Aboul Gheit.

“Përzgjedhja pasqyron vlerësimin për përvojën diplomatike që zotëron z. Nabil Fahmy dhe karrierën e tij të gjatë profesionale, përmes së cilës ai ka kontribuuar në mbështetjen e veprimit arab në arenat rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

Ministria i uroi sukses kreut të ri të ligës në përmbushjen e detyrave të tij, si dhe në “forcimin e veprimit të përbashkët arab dhe realizimin e aspiratave të popujve arabë drejt stabilitetit dhe prosperitetit”.

Me këtë emërim, Fahmy bëhet sekretari i nëntë i përgjithshëm i Ligës Arabe që nga themelimi i saj në vitin 1945, dhe i teti egjiptian që mban këtë post.

Exit mobile version