Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-ndihmësi i Trump, Manafort pranon fajësinë

Ish-ndihmësi i Trump, Manafort pranon fajësinë

Ish-drejtuesi i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, ka pranuar një marrëveshje fajësie për të evituar një gjyq të dytë.

Sipas dokumenteve të gjykatës ai ka pranuar fajësinë të premten për dy akuza kriminale në hetimin e këshilltarit special Robert Mueller. Manafort, u dënua muajin e kaluar për tetë akuza për mashtrim, mashtrim bankar dhe mospublikim të llogarive bankare.

Ky ishte i pari rast që mbërriti në gjykatë nga hetimi i departamentit të drejtësisë për përzierjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane. Sidoqoftë, akuzat kishin të bënin vetëm me rolin e Manafort si këshilltar politik për politikanët pro rusë në Ukrainë, e që kryesisht datonin që para fushatës së Trump.

69-vjeçari Manafort, ishte një figurë kyçe në rrethin e ngushtë të Trump, por presidenti është përpjekur të distancohet prej tij. Akuzat në gjykimin e dytë përfshinin larje parash, konspiracion kundër shteteve të bashkuara dhe pengim të drejtësisë. Procesi pritej të fillonte të hënën.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Manafort do të vetëdeklarohet fajtor për një akuzë për konspiracion kundër SHBA dhe një akuzë për konspiracion për pengim të drejtësisë, kur të dalë para gjykatës./tch

Exit mobile version