Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-polici shqiptar në SHBA dënohet me 14 vite burg

Ish-polici shqiptar në SHBA dënohet me 14 vite burg

Gjykata në Bruklin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dënuar me 14 vjet burg një ish-polic shqiptar. Bëhet fjalë për Besnik Llakatura 38 vjeç, i cili ka shërbyer si polic në SHBA.

Ai akuzohet si pjesëmarrjes në një organizatë kriminale që shantazhonte bizneset në Queens, Nju Jork.

Mediat amerikane thotë se në vitin 2013, Llakatura ishte oficer aktiv në zonën e Staten Island. Njëkohësisht ai ishte anëtar edhe i një grupi kriminal, që drejtohej nga një tjetër shqiptar, Redinel Dervishaj.

Ish-polici Besnik Llakatura shantazhonte biznesmenë, duke i detyruar të paguanin mijëra dollarë në muaj.

Në dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.

Sipas avokatëve të Besnik Llakaturës, 38-vjeçari bëri gabim të madh duke u bashkuar me organizatën, duke theksuar se klienti i tij tani do të paguajë çmimin.

Exit mobile version