Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka vdekur në moshën 79-vjeçare

Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka vdekur në moshën 79-vjeçare

Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ish-udhëheqësi – i cili ishte president midis 2001 dhe 2008 – vdiq në Dubai pas një sëmundje të gjatë.

Ish gjenerali vuante nga amiloidoza – një sëmundje e rrallë që shkakton dëmtime të organeve. Ai kishte kohë që ishte i shtrirë në shtrat.

Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga krahu mediatik i ushtrisë, personeli i lartë ushtarak shprehu “ngushëllimet e tyre të përzemërta” për vdekjen e ish-sundimtarit ushtarak. “Allahu (Zoti) e bekoftë shpirtin e të ndjerit dhe i dhashtë forcë familjes së të ndjerit,” thuhej në deklaratë.

Musharraf, një ish-komando i forcave speciale, u bë president gjatë fundit të një vargu grushtesh shteti ushtarak që tronditën Pakistanin që nga themelimi i tij pas ndarjes së përgjakshme nga India në vitin 1947.

Ai mori pushtetin duke rrëzuar kryeministrin e atëhershëm, Nawaz Sharif, pasi marrëdhëniet mes dy liderëve ishin përkeqësuar ndjeshëm.

Ai drejtoi shtetin e armatosur me armë bërthamore pas tensioneve me Indinë, Luftës kundër Terrorit dhe një kryengritjeje të armatosur që la mijëra njerëz të vdekur. Ai dha dorëheqjen në vitin 2008 ndërsa përballej me shkarkimin e mundshëm.

Musharaf ka përkrahës që do t’ju thonë se ai ka bërë shërbime të mëdha për vendin e tij, megjithatë, që kur shkoi në internim të vetë-imponuar ai u dënua për tradhti.

Në vitin 2019, një gjykatë e dënoi atë me vdekje në mungesë për vendosjen e rregullit të emergjencës në vitin 2007, por vendimi më vonë u anulua.

Musharraf ka lënë pas gruan e tij Sehban dhe dy fëmijë. /mesazhi

Exit mobile version