Ballina Sport Futboll Ish-trajneri shpreh interesim për të zëvëndësuar Amorimin

Ish-trajneri shpreh interesim për të zëvëndësuar Amorimin

Manchester United ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që ata kanë shkarkuar Ruben Amorimin, gjatë ditës së sotme.

Legjenda e klubit, Darren Fletcher do të jetë trajneri i përkohshëm ku do të ketë mundësinë të menaxhojë klubin në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Mirëpo sipas Fabrizio Romanos, legjenda tjetër e Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur interesim për t’u rikthyer përsëri në atë pozitë.

Solskjaer, kishte qenë trajner në periudhën 2018-2021 ku kishte arritur finalen e Europa League si dhe pozitën e 2-të, në sezonin 2020/21.

Exit mobile version