Islami triumfon, pushton zemrat dhe përhapet në çdo cep të botës, bile në zemër të Parisit, Londrës, Njujorkut…
“Më pyesin: Përse gjithë ky besim se Islami do të triumfojë me gjithë prapambetjen e myslimanëve, përçarjen e tyre, varfërinë, poshtërimin dhe injorancën e tyre…
Me gjithë se ata janë pa shpata, pa fuqi, pa mbështetje dhe pas gjithë kësaj errësire të thellë, në të cilën nuk duket asnjë fije drite?
U them: Po …
Shpata e Islamit tani është e thyer, myslimanët janë të prapambetur, të padijshëm, të varfër dhe të përçarë, por me gjithë këtë…
Dhe me gjithë këtë Islami triumfon, pushton zemrat dhe përhapet në çdo cep të botës, bile në zemër të Parisit, Londrës, Njujorkut…
Çdo ditë njerëz të huaj, u drejtohen imamëve të xhamijave ku u kërkojnë të bëhen myslimanë, të mësojnë shtyllat e Islamit.
Kështu me thjeshtësinë e tij Islami ka sekretin hyjnor, ka pushtet në vetvete dhe kjo i bën armiqtë e tij të armatosur deri në dhëmbë të dridhen prej tij nga frika dhe ta bëjnë hesap 1000 herë.
Vrasja e myslimanëve, o vëllezërit e mi, është diçka tjetër që nuk do të thotë absolutisht vrasje e Islamit.
Dhe, myslimanët, pjesa më e madhe e tyre me të vërtetë janë të vdekur dhe ajo e reja është se vdekja e tyre bëhet e ditur!
Kjo është diçka anësore, sepse kujt i vdes Islami në zemrën e tij, ai nuk numërohet prej myslimanëve, ndërsa kujt i jeton Islami në zemrën e tyre, për ta nuk duhet të frikësohemi, sepse nuk ka pushtet në botë që mund t’i dëmtojë!”
__________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Islami në hendek”
Lavdrim Hamja
·
