1. Fuqia e argumentit dhe e mendjes
Dijetarët muslimanë patën një aftësi të jashtëzakonshme për të diskutuar, për të bindur dhe për të përdorur arsyen.
Kjo u pa te shkollat e mendimit si esharijtë, mu’tezilitë, dhe te filozofë si Ibn Rushdi e Farabiu.
Edhe pse disa prej ideve të tyre mund të jenë ndikuar nga logjika greke e persiane, shumica e mendimit të tyre ishte e bazuar në parimet e Islamit: drejtësinë dhe teuhidin. Prandaj të parët e tyre u quajtën njerëzit e drejtësisë dhe të njëshmërisë.
2. Fuqia shpirtërore e sufijve
Dijetarët e tesavvufit i folën njeriut me gjuhën e shpirtit, ndjenjës dhe zemrës.
Ata përhapën dashuri pa cenuar parimet e fesë; pranuan njerëzit me të metat e tyre; shfaqën shembuj të butësisë, mëshirës dhe tolerancës.
Edhe pse disa u tepruan në idetë e tyre metafizike, shumica e tyre ishin rrugë të ndritura në përhapjen e Islamit.
3. Morali dhe suksesi
Islami u përhap edhe me shembull të jetuar:
• Musliman i suksesshëm dhe i drejtë.
• Besimtar i përmbajtur në fenë e tij, por tolerant me të tjerët.
• Njeri që nuk i gjykon njerëzit, por përpiqet të jetë shembull për ta.
• Dijetar i moralshëm dhe i ditur.
• Artizan i ndershëm e punëtor i saktë.
• Tregtar i besueshëm e i drejtë.
Mëso nga të parët:
1. Me arsye dhe forcën e bindjes.
2. Me dashuri, pa e bërë veten gjykatës të njerëzve.
3. Me sukses profesional të shoqëruar me përkushtim fetar.
Hoxhë Halil Avdulli
