Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që komuna e Istogut të shkojë në rivotim. Kjo pritet të konfirmohet nga KQZ së shpejti.
Kjo vije pasi që LDK-ja ishte ankuar për parregullsi në votat me kusht dhe ato me postë.
Ankesa e LDK-së erdhi pasi që kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj përmbysi rezultatin e balotazhit pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.
671 vota doli Dreshaj në epërsi kundrejt Haki Rugovës së LDK-së.
