Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali, punonjësit e transportit publik në grevë

Itali, punonjësit e transportit publik në grevë

Punonjësit e sektorit të transportit publik në Itali, me thirrjen e sindikatave kanë nisur një greve 24-orëshe me kërkesën për përmirësimin e të drejtave të tyre personale dhe fillimin e negociatave për rinovimin e kontratës kolektive të punës, raporton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat italiane, punonjësit e sektorit të transportit me kërkesë të sindikatave të ndryshme nisën një grevë me kërkesat për rritje të pagave, uljen e orëve të punës nga 39 në 35 orë në javë, përmirësimin e kushteve të sigurisë në vendin e punës dhe fillimin e negociatave lidhur me kontratat kolektive të punës për periudhën 2024-2027.

Në kuadër të vendimit të marrë për grevë 24-orëshe, krahas Romës ndërprerje në sektorin e transportit publik u panë edhe në qytete si Milano, Torino, Firence, Bolonja.

Udhëtimet me autobus publik brenda qytetit në Romë u kryen pjesërisht, ndërsa udhëtimet me metro në linjën “A” u mbyllën plotësisht.

Greva ndikoi negativisht në transportin publik të metrove dhe autobusëve brenda qytetit, kryesisht në kryeqytetin Romë.

Për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve me autobus dhe metro, shumë persona mbetën të pashpresë nëpër stacione.

Exit mobile version