Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali, rrëzohet një helikopter me 6 persona në bord

Itali, rrëzohet një helikopter me 6 persona në bord

Një helikopter me 6 persona në bord thuhet se është rrëzuar në rajonin Abruzzo të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të televizionit shtetëror italian, RAI, helikopteri që ka rënë transportonte një person të plagosur të cilin e kishte marrë nga qendra për ski Campo Felicce.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, ka thënë se ende nuk dihet nëse helikopteri ka marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit gjatë shembjes së një hoteli për shkak të një orteku.

Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit thanë se kanë mundur të nxjerrin edhe një tjetër trup të pajetë nga rrënojat, ndërsa ende shumë persona rezultojnë të humbur.

Exit mobile version