Ballina Sport Futboll Italia dhe Argjentina do të përballen në Copa EuroAmerica

Italia dhe Argjentina do të përballen në Copa EuroAmerica

Italia dhe Argjentina do të luajnë kundër njëra-tjetrës në qershor të vitit të ardhshëm, si pjesë e garës së re të quajtur Copa EuroAmerica.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i njohur sportiv, Fabrizio Romano, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.

Sipas tij, dy organizatat, CONMEBOL dhe UEFA, tashmë kanë marrëveshje që kampioni i Evropës dhe Kampioni i Amerikës Jugore do të zhvillojnë një duel special.

“Italia dhe Argjentina do të përballen me njëra-tjetrën në qershor të vitit 2022. CONMEBOL ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me UEFA-n për Kupën e re EuroAmerica”.

“Kampionët e Evropës dhe ata jugamerikanë do të ndeshjen në këtë ndeshje të re të veçantë”, thuhet në njoftimin e Romanos.

Exit mobile version