Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026

Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026

Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën edhe vitin e ardhshëm, pasi qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot një dekret që autorizon dorëzimin e vazhdueshëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtë “Lega”, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën civile dhe që dorëzimi i armëve të shënohej qartë si për qëllime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

Exit mobile version