Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Portugalisë kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet miqësore të zhvilluara të mërkurën.
Italia ka arritur të mposht Estonin me rezultat 4:0, ndërsa Portugalia, me rezultat edhe më të thellë Andorrën, 7:0, shkruan lajmi.net.
Vincenzo Grifo me dy gola, Federico Bernardeschi dhe Riccardo Orsolini me nga një gol, ishin golashënues për italianët.
Në ndeshjen tjetër, për fitoren e Portugalisë shënuan Paulinho (x2), Pedro Neto, Renato Sanches, Cristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Emili Garcia me një autogol.