Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izrael, aksidentohet ministri i Sigurisë Kombëtare

Izrael, aksidentohet ministri i Sigurisë Kombëtare

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe politikani i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, është dërguar në spital me lëndime të lehta pas një aksidenti me veturë.

Raportohet se përveç Ben-Gvir, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur edhe vajza e tij, një roje sigurie dhe shoferi.

Tani, policia po i heton rrethanat e aksidentit që sipas mediave hebraike ka ndodhur për arsyen se vetura kishte kaluar në semafor të kuq.

Ministri ishte në qytetin Ramle pranë Tel Avivit, duke vizituar vendin ku policia dyshon për një sulm me thikë.

Shefi i policisë së qarkut qendror Avi Biton ka njoftuar se një burrë 21 vjeçar ka sulmuar një grua 19 vjeçare. Edhe pse me vetëdije, gruaja thuhet se ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në spital.

Exit mobile version