Qeveria e Gazës ka njoftuar se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit të paktën 738 herë që nga hyrja e saj në fuqi në tetor. Në një deklaratë, zyra e medias e qeverisë së Gazës tha se këto veprime përbëjnë “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe minojnë qëllimin e armëpushimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, sulmet izraelite gjatë periudhës së armëpushimit kanë shkaktuar 377 të vrarë dhe 987 të plagosur. /mesazhi
