Policia izraelite ka arrestuar 13 persona në Tel Aviv gjatë protestave kundër luftës me Iranin, transmeton Anadolu.
Gazeta Yedioth Ahronoth raportoi se 13 persona u ndaluan gjatë një demonstrate në Sheshin Habima në qendër të Tel Avivit, pasi sipas policisë, protestuesit prishën rendin publik dhe nuk iu bindën udhëzimeve të oficerëve.
Gazeta shtoi se pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës, duke çuar në arrestimin e disa personave që policia i përshkroi si “traziraxhinj”.
Gazeta izraelita tha se esë persona gjithashtu u arrestuan gjatë një proteste tjetër me rreth 100 demonstrues në kryqëzimin Horev në qytetin verior Haifa. Policia tha se arrestimet atje u bënë për shkak të asaj që e përshkroi si prishje të rendit publik.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë më shumë se 1.340 persona deri më tani, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe ndaj Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke trazuar tregjet globale dhe aviacionin.
