Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Izraeli arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë në bastisjet brenda natës në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Amani Sarhana për AA tha se “20 palestinezë u arrestuan nga ushtria izraelite mbrëmë”.

Ajo tha se figura me ndikim ishin në mesin e të arrestuarve, por pa dhënë detaje të tjera. “Personat e tjerë u thirrën nga shërbimi inteligjent izraelit për t’u marrë në pyetje”, tha Sarhana.

Sipas banorëve vendorë, anëtari kryesor i Hamas-it, Mustafa al-Shannar, një pedagog në Universitetin An-Najah, u arrestua gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Al-Shannar ishte arrestuar më parë nga ushtria izraelite.

Hamasi, i cili qeveris Rripin e Gazës, ka paralajmëruar më parë për planet e Izraelit për organizimin e një fushate arrestimi masiv kundër grupit të rezistencës përpara zgjedhjeve palestineze këtë vit.

Muajin e kaluar, anëtarët e vjetër të Hamasit, Hatem Naji Amr dhe Omar Barghouthi për AA theksuan se ata ishin kërcënuar nga inteligjenca izraelite me burgim nëse garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Palestinezët do të votojnë në zgjedhjet legjislative më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe Këshillin Kombëtar më 31 gusht.

Zgjedhjet e fundit legjislative u mbajtën në vitin 2006 në të cilat Hamasi fitoi shumicën.

Exit mobile version