Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli arreston 40 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Izraeli arreston 40 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi të martën 40 palestinezë të tjerë në bastisjet ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Arrestimet u kryen në qytetet si Kudsi Lindor, Khalil, Betlehem, Ramallah, Nablus, Tulkarm dhe Qalqilya, njoftoi në një deklaratë të përbashkët Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Arrestimet e reja sollën 7.960 palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i kaluar, sipas të dhënave palestineze.

Që kur Izraeli nisi ofensivën vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023 janë rritur tensionet në të gjithë Bregun Perëndimor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 456 palestinezë janë vrarë dhe rreth 4.750 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila të enjten i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 32.900 palestinezë.

Exit mobile version