Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli arreston 60 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor, totali arrin afër...

Izraeli arreston 60 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor, totali arrin afër 6.100 që nga 7 tetori

Sipas grupeve për çështjet e të burgosurve palestinezë, ushtria izraelite ka arrestuar 60 palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve dhe Shoqata Palestineze e të Burgosurve në një deklaratë të përbashkët njoftuan se arrestimet u kryen në disa zona në territorin e pushtuar, përfshirë në Hebron, Betlehem, Tulkarm, Nablus dhe Kuds.

Sipas grupeve palestineze, të paktën 6.090 palestinezë janë arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas shifrave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 360 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që atëherë dhe rreth 4 mijë të tjerë janë plagosur.

Exit mobile version