Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli arreston turken, e akuzon për “terrorizëm”

Izraeli arreston turken, e akuzon për “terrorizëm”

Një gjykatë ushtarake izraelite vuri nën akuzë një grua turke për kalimin e qindra dollarëve në një organizatë sic pretendojnë ata “terroriste”.

Ebru Özkan, 27 vjeç, u arrestua në aeroportin e Ben Gurionit të Izraelit më 11 qershor pasi po largohej nga vendi për t’u kthyer në atdhe.

Shërbimi i sigurimit i Shin Bet i Izraelit tha se Özkan u arrestua “me dyshimin se përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare dhe për lidhje me një organizatë terroriste”, duke kaluar qindra dollarë dhe karikues telefonikë.

Emri i grupit që dyshohet se kishte lidhje me Turqinë nuk është dhënë, por mediat izraelite raportuan se paratë ishin të destinuara për qeverinë që e udhëheqë Gazën.

Gjykata izraelite ka caktuar të mbajë një seancë dëgjimore për rastin më 10 korrik, sipas njoftimeve të medias turke.

Në përgjigje të akuzës, avokati i Özkan, Omara Khamaisi, i tha Reuters jashtë gjykatës: “Unë mendoj se në këtë rast vendimi përfundimisht do të jetë i guximshëm, shpresoj për lirimin e saj”.

Khamaisi tha se Özkan kishte kaluar tri ditë në Jerusalem gjatë qëndrimit të saj.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës nën bllokadën de facto izraelite.

I pyetur për rastin e Özkan në 6 korrik, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu i referohej asaj si “motra jonë” dhe e akuzoi Izraelin për “marrjen e masave parandaluese kundër qytetarëve tanë që udhëtonin në Jerusalem”.

“Megjithatë, ne do të hakmerremi kundër kësaj. Marrëdhëniet tona do të normalizohen kur Izraeli të ndalë politikat e veta çnjerëzore, “tha ai.

Mediat izraelite javët e fundit kanë raportuar se autoritetet janë gjithnjë e më të shqetësuar Turqia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit nëpërmjet organizatave bamirëse që punojnë atje. /Ora Neës.tv/

Exit mobile version