Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon Libanin jugor si “përgjigje” ndaj sulmeve me raketa

Izraeli bombardon Libanin jugor si “përgjigje” ndaj sulmeve me raketa

Izraeli bombardoi Libanin jugor pasi nga ajo zonë u lëshuan disa raketa, njoftoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve ANI, pa përmendur viktima.

Sipas ANI, artileria izraelite gjuajti “disa predha nga pozicionet e saj kufitare” që ranë në periferi të dy fshatrave në Libanin jugor, pasi “disa raketa Katyusha” u hodhën në Izrael.

Për momentin askush nuk ka marrë përgjegjësinë për lëshimet e raketave. /abc

Exit mobile version