Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon një ndërtesë në Gaza, vriten 10 palestinezë

Izraeli bombardon një ndërtesë në Gaza, vriten 10 palestinezë

Të paktën 10 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, u vranë në sulmin ajror të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë okularë dhe burime spitalore, avionët e ushtrisë izraelite kanë shënjestruar banesën e një familjeje palestineze në distriktin Al-Daraj.

Në sulmin që kishte në shënjestër banesën ku jetonte një familje palestineze e zhvendosur me forcë, humbën jetën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë ndërsa shumë njerëz u plagosën.

Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite vazhdon sulmet ndaj spitalit “Kamal Adwan” në veri të Rripit të Gazës. Më shumë se 10 bomba u hodhën në zonat e spitalit nga mjete ajrore pa pilot (dronë). Si pasojë e shpërthimeve ka rënë zjarr në një godinë që i përket spitalit. Përreth spitalit u vendosën tre robotë dhe fuçi të mbushura me eksploziv.

Si pasojë e bombardimeve të përsëritura të rajonit dhe rrethimit, në spital ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesë të ilaçeve dhe produkteve mjekësore. Për shkak të shkëputjes me personelin e spitalit, nuk mund të merret asnjë informacion lidhur me humbjet e jetëve apo plagosjet e shkaktuara nga sulmet.

Si rezultat i goditjes së gjeneratorëve në sulmin që Izraeli kreu mbrëmë me dronë ndaj spitalit “Kamal Adwan”, u ndërpre energjia elektrike ndërsa u dëmtua njësia e kujdesit intensiv në të cilin ndodhen mbi 50 pacientë.

Exit mobile version