Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli godet dy pika ushtarake të Hamasit në Gaza

Izraeli godet dy pika ushtarake të Hamasit në Gaza

Avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur objektiva ushtarake në veri dhe perëndim të Gazës të cilat i përkasin krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izzeddin el-Kassam, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet palestineze të sigurisë, avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur me 4 raketa një fushë ushtarake të Brigadave Kassam, që ndodhet në perëndim të qytezës Bejt Lahja, në veri të Gazës.

Burimet e njëjta njoftojnë se avionët luftarakë të Izraelit kanë marrë si objektiv edhe një pozicion të ngjashëm të Hamasit në perëndim të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se në sulmin e parë një palestinez është plagosur.

Ushtria e Izraelit edhe dje kishte bombarduar disa pika të Hamasit në kufirin lindor të Gazës.

Exit mobile version