Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli godet me raketa zona në jug të Damaskut në Siri

Izraeli godet me raketa zona në jug të Damaskut në Siri

Izraeli të mërkurën vonë hodhi disa raketa ‘tokë-tokë’ që synonin pozita në jug të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketat e hedhura nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli goditën pika afër qytetit Zakia, duke shkaktuar disa dëme materiale.

Izraeli ka kryer vazhdimisht sulme në Siri ku si shënjestër ka pasur forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupet terroriste të lidhura me Iranin. /aa

Exit mobile version