Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli i shet Greqisë raketa të telekomanduar anti-tank

Izraeli i shet Greqisë raketa të telekomanduar anti-tank

Izraeli publikoi marrëveshjen me vlerë rreth 400 milionë dollarë, sipas së cilës do të furnizojë Greqinë me raketa të telekomanduara anti-tank, raporton Anadolu.

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se do t’i sigurojë Greqisë raketat Spike, të cilat janë prodhuar nga kompania shtetërore “Rafael Advanced Defense Systems”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se marrëveshja është nënshkruar nga gjeneralmajori izraelit, Eyal Zamir dhe drejtori grek i investimeve dhe armatimeve të mbrojtjes, Aristeidis Alexopulos.

“Ky projekt është vetëm një nga seria e marrëveshjeve midis Izraelit dhe Greqisë dhe nënvizon më tej partneritetin e fortë midis vendeve dhe institucioneve tona të mbrojtjes, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për vendosjen e stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.

Ministria njoftoi se raketat e telekomanduara mund të lëshohen nga toka, deti dhe ajri dhe se përdoren në rreth 40 vende të botës, duke përfshirë 19 vende të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Exit mobile version