Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli kërkon të legjitimojë sulmet që ka kryer në Siri pas rrëzimit...

Izraeli kërkon të legjitimojë sulmet që ka kryer në Siri pas rrëzimit të regjimit Baath

Izraeli vazhdon të paraqesë pretendime të ndryshme për të legjitimuar sulmet ajrore që i ka kryer ndaj Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite rriti sulmet ajrore kundrejt Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath dhe familjes Asad.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, ushtria izraelite dje dhe sot në mëngjes ka kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj Sirisë.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, bëri vlerësime për gazetarët lidhur me rendin e ditës kryesisht për zhvillimet në Siri.

Në përpjekje për të legjitimuar sulmet që ushtria izraelite ka krye ndaj Sirisë, Saar deklaroi:

“Fusha e vetme e interesit tonë është siguria e Izraelit dhe qytetarëve të tij. Për këtë arsye sulmuam sistemet e armëve strategjike që kanë mbetur, të tilla si armët kimike ose predhat dhe raketat me rreze të gjatë veprimi, për të parandaluar që ato të binin në duart e ekstremistëve”.

Saar duke “justifikuar zhvillimet në Siri” pretendoi se marrja e kontrollit të zonës tampon në Lartësirat Golan që ushtria izraelite i mban nën pushtim është “një hap i kufizuar dhe i përkohshëm”.

Ministri i Jashtëm izraelit, lidhur me negociatat për shkëmbimin e pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit vuri në dukje se vazhdojnë në mënyrë indirekte dhe nuk dha më shumë detaje.

Exit mobile version