Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli konfirmon shefin e ri të ushtrisë

Izraeli konfirmon shefin e ri të ushtrisë

Herzi Halevi majtas

Kabineti i Izraelit konfirmoi sot gjeneralmajor Herzi Halevi-n si shefin e ri të ushtrisë, raportoi gazeta Yedioth Ahronoth, transmeton Anadolu Agency (AA).

Halevi u nominua muajin e kaluar nga Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për të zëvendësuar komandantin e ushtrisë në largim, gjenerallejtënant Aviv Kochavi, si shef i ushtrisë.

Javën e kaluar, një komision verifikimi miratoi kandidaturën e Halevi-t, duke i hapur rrugën atij për të marrë postin më 17 janar.

Halevi, 54 vjeç, i cili drejtonte Komandën Jugore të ushtrisë, do të bëhet shefi i 23-të i ushtrisë izraelite.

Exit mobile version