Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli kryen sulm pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran

Izraeli kryen sulm pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran

Izraeli sulmoi një zonë pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Izraeli kreu sulm pranë një ndërtese që i përkiste Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në veri të Teheranit.

Imazhet e publikuara nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane treguan tym që ngrihej përreth ndërtesës.

Konflikti filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit.

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulmet izraelite në Iran, numri total i viktimave midis civilëve u njoftua të jetë 224.

Raportohet se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane kundër Izraelit me raketa balistike.

Shumë vende, veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.

Exit mobile version