Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Izraeli miraton 1.5 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë”

“Izraeli miraton 1.5 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë”

Aviv Kochavi

Izraeli ka miratuar një buxhet prej 1.5 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë e tij duke blerë avionë dhe armatim si dhe duke rritur grumbullimin e inteligjencës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 900 milionë dollarë nga buxheti i këtij viti dhe 600 milionë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzohen për prokurimin ushtarak dhe mbledhjen e inteligjencës, njoftoi të hënën kanali izraelit i lajmeve.

Qeveria izraelite ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për raportin e Channel 12.

Muajin e kaluar, shefi i ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi u tha mediave lokale se ushtria i ka përshpejtuar shumë përgatitjet për sulmin e mundshëm ndaj programit bërthamor të Iranit.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit janë ndezur kohët e fundit.

Ish-administrata amerikane në maj të vitit 2018 u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në korrik të vitit 2015, duke rivendosur sanksionet.

Bisedimet në muajt e fundit midis Iranit dhe fuqive perëndimore në Vjenë mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nuk kanë arritur përparim deri më tani. /aa

Exit mobile version