Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli miraton 4.000 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar...

Izraeli miraton 4.000 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kuds

Jordania kritikoi njoftimin izraelit për ndërtimin e banimeve të reja kolone duke vazhduar të shkatërrojë shtëpitë në pronësi të Palestinës në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Autoritetet izraelite miratuan sot ndërtimin e 4.000 njësive të banimit në territoret në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa media izraelite të lajmeve, duke përfshirë gazetën Haaretz, thanë se Këshilli i Lartë izraelit i Planifikimit dhe Ndërtimit, një organ zyrtar izraelit që mbikëqyr ndërtimin e vendbanimeve kolone në territoret e pushtuara palestineze, miratoi ndërtimin e njësive të reja të banimit.

Njësitë e reja do të ndërtohen në vendbanimet ekzistuese Betar Illit në Kudsin jugperëndimor, vendbanimin Elkana në Bregun Perëndimor veriperëndimor, vendbanimin Doliv në Ramallahun veriperëndimor, Kiryat Arba në lindje të El-Halilit (Hebron) dhe të tjera, raportojnë mediat izraelite.

Jordania kritikoi njoftimin izraelit për ndërtimin e banimeve të reja kolone duke vazhduar të shkatërrojë shtëpitë në pronësi të Palestinës në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme jordaneze Haitham Abu Alfoul tha se vendi i tij i kundërshton dhe i dënon këto veprime si të paligjshme dhe jolegjitime.

E drejta ndërkombëtare i sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të pushtuara dhe i konsideron të paligjshme të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje atje.

Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se rreth 650.000 kolonë jetojnë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin e pushtuar. /aa

Exit mobile version