Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pasi Hamasi pranoi planin e paqes

Izraeli nis sulme ajrore në Gaza pasi Hamasi pranoi planin e paqes

Të paktën dy persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, vetëm disa orë pasi Hamasi njoftoi se kishte pranuar të çarmatoset në kuadër të Planit të Paqes për Gazën.

Sipas mjekëve në terren, një sulm ajror izraelit në rrugën Salah al-Din, në pjesën qendrore të Gazës, vrau një person.

Ndërkohë, një tjetër person humbi jetën si pasojë e një sulmi me dron izraelit në lagjen Sabra të Qytetit të Gazës. /mesazhi

Exit mobile version