Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli për gjashtë muaj arrestoi mbi 3.500 palestinezë

Izraeli për gjashtë muaj arrestoi mbi 3.500 palestinezë

Forcat izraelite në gjysmën e parë të këtij viti kanë arrestuar 3.533 palestinezë nga të cilët 651 fëmijë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar dhe në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e përbashkët të disa shoqatave të të burgosurve palestinezë dhe të drejtave të njeriut forcat izraelite të sigurisë që nga fillimi i vitit e deri më 30 qershor kanë arrestuar 651 fëmijë, 63 gra, 4 gazetarë, gjithsej 3.533 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të okupuar dhe në Gaza.

Më tej thuhet se forcat izraelite vetëm në muajin qershor kanë arrestuar 449 palestinezë.

Exit mobile version