Izraeli planifikon të thërrasë rreth 400 mijë rezervistë së shpejti, për shkak të mundësisë së zgjerimit të sulmeve tokësore në jug të Libanit, raportuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik KAN tha se kjo masë pritet të aprovohet nga qeveria në periudhën e ardhshme, pa dhënë një datë të saktë.
“Lëvizja e pritur shoqërohet me zgjerimin e manovrave tokësore në Liban dhe vijimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit”, tha KAN.
Transmetuesi shtoi se numri aktual i rezervistëve që do të thirren, megjithatë, mund të jetë më i ulët se shifra e shpallur.
Eskalimi rajonal ka vazhduar që nga 28 shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, me viktima të raportuara mbi 1.340 persona.
Teherani ka kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordanin, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asetet ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima, dëme infrastrukturore dhe ndërprerje në tregjet dhe aviacionin global.
