Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Izraeli po përgatitet për dritën jeshile të SHBA-së për të goditur sistemin...

“Izraeli po përgatitet për dritën jeshile të SHBA-së për të goditur sistemin e raketave balistike të Iranit”

Izraeli po përgatitet për mundësinë që të marrë dritën jeshile nga SHBA-ja për të nisur një sulm ndaj sistemit të raketave balistike të Iranit, raportojnë mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik KAN, skenari i një sulmi izraelit ndaj raketave balistike iraniane vjen në një kohë kur vëmendja është e përqendruar nëse presidenti amerikan Donald Trump do të urdhërojë sulm ndaj Iranit.

Vlerësimet e institucioneve izraelite të sigurisë gjatë 24 orëve të fundit tregojnë se po rritet mundësia e një sulmi amerikan ndaj Iranit, pas raundit të fundit të bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit, raportoi e përditshmja izraelite Haaretz.

Exit mobile version