Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli rihap pikën kufitare të Rafahut në Gaza në kuadër të një...

Izraeli rihap pikën kufitare të Rafahut në Gaza në kuadër të një “operacioni pilot” pas 2 vitesh mbylljeje

Pika kufitare e Rafahut mes Egjiptit dhe Gazës është rihapur në kuadër të një “operacioni pilot” pas dy vitesh mbylljeje, transmeton Anadolu.

E përditshmja Yedioth Ahronoth raportoi se “pika kufitare e Rafahut është hapur në kuadër të një operacioni pilot”.

“Sipas vlerësimeve, lëvizja e personave aktualisht do të fillojë nesër (të hënën) në të dy drejtimet, me rreth 150 persona që pritet të largohen çdo ditë nga Rripi i Gazës, krahasuar me rreth 50 që do të kthehen në të”, tha raporti i gazetës izraelite.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur deklarata zyrtare nga autoritetet izraelite, egjiptiane apo palestineze lidhur me këtë raport.

Exit mobile version