Pika kufitare e Rafahut mes Egjiptit dhe Gazës është rihapur në kuadër të një “operacioni pilot” pas dy vitesh mbylljeje, transmeton Anadolu.
E përditshmja Yedioth Ahronoth raportoi se “pika kufitare e Rafahut është hapur në kuadër të një operacioni pilot”.
“Sipas vlerësimeve, lëvizja e personave aktualisht do të fillojë nesër (të hënën) në të dy drejtimet, me rreth 150 persona që pritet të largohen çdo ditë nga Rripi i Gazës, krahasuar me rreth 50 që do të kthehen në të”, tha raporti i gazetës izraelite.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur deklarata zyrtare nga autoritetet izraelite, egjiptiane apo palestineze lidhur me këtë raport.




