Një ndërtesë banimi që i përkiste familjes së zgjeruar Sanoubar u shkatërrua nga ushtria izraelite të martën në Nablus, duke lënë mbi 30 persona pa strehë. Sipas familjarëve, ushtarët izraelitë u dhanë vetëm dy minuta kohë për të braktisur shtëpinë, para se objekti të hidhej në erë.
Shpërthimi tronditi zonën dhe ngriti re të mëdha tymi e pluhuri, ndërsa ndërtesa u shemb plotësisht. Banesa i përkiste familjes së Abdul Karim Sanoubar, 30 vjeç, i dyshuar për përfshirje në një sulm me bombë dhe aktualisht i ndaluar nga autoritetet izraelite.
Familja theksoi se dhjetëra anëtarë, përfshirë gra dhe fëmijë, u dëbuan dhe u prekën nga masa, e cilësuar si “ndëshkim kolektiv” për veprimet e supozuara të një personi të vetëm. /mesazhi
