Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli: Sulmet iraniane kanë lënë 13 të vdekur dhe 380 të plagosur

Izraeli: Sulmet iraniane kanë lënë 13 të vdekur dhe 380 të plagosur

Sipas një deklarate të qeverisë izraelite, të paktën 13 persona janë vrarë dhe 380 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të Iranit ndaj Izraelit.

Në mesin e viktimave raportohen edhe fëmijë.

Nga të plagosurit, nëntë janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të lehta ose mesatare.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se që nga fillimi i luftimeve janë lëshuar 200 raketa dhe dronë drejt Izraelit, duke goditur 22 zona të ndryshme në vend. /mesazhi

Exit mobile version