Artileria izraelite goditi Libanin Jugor sot në mëngjes, në përgjigje të zjarrit që vinte nga ajo zonë, tha ushtria izraelite në një deklaratë të lëshuar pak para orës 07:30.
”Artileria izraelite po godet zonën e Libanit nga e cila erdhi një e shtënë”, thuhet në tekst, pa detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtij sulmi.
Ky njoftim vjen pasi Izraeli po përballet me një ofensivë që nga e shtuna nga lëvizja islamike palestineze Hamas, e nisur nga Rripi i Gazës, në krahun e saj jugor.
Hamasi dhe lëvizjet e tjera palestineze të përfshira në luftën e armatosur kundër Izraelit janë të vendosura në Libanin Jugor. /atsh
??BREAKING: Rockets fired from Southern Lebanon into Israel’s Mount Dov area
Israeli Defense Force is currently Responding with artillery fire on targets in Lebanese territories in Kfarshuba Hills and Mariye village, South Lebanon.
It is not yet clear whether this attack is… pic.twitter.com/uenyzlHhs2
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 8, 2023
