Ballina Artikuj Izraeli tejkalon kufinjt e mizorisë

Izraeli tejkalon kufinjt e mizorisë

“Inxhinieria e urisë: një armë izraelite për gjenocid në Gaza!”

– artikull i botuar më 8 gusht 2025 në rubrikën e Blogjeve të Al Jazeera nga gazetari palestinez Imad Zakut.

“Inxhinieria e urisë” përkufizohet si praktikë e qëllimshme ku privimi nga ushqimi, uji dhe nevojat bazë përdoren si armë politike dhe ushtarake.

Qëllimi: thyerja e vullnetit të shoqërisë, shpërbërja e saj e brendshme, imponimi i shpërnguljeve të detyruara dhe shndërrimi i territoreve në zona të pajetueshme.

Artikulli e cilëson këtë si krim të ndaluar ndërkombëtarisht dhe e konsideron gjenocid sistematik.

Përmenden shembuj historikë të ngjashëm: Leningradi, Holodomori në Ukrainë, Plani nazist i urisë, Biafra në Nigeri, Uria irlandeze, etj.

Në Gaza, Izraeli po zbaton një formë moderne të kësaj politike:

bllokadë totale mbi ushqim, ujë, energji e karburant; përdorimi i ndihmave humanitare si kurth;

ndarje biometrike nëpër kalime;

kontroll financiar dhe shkatërrim i qëllimshëm i tregut e bujqësisë.

Pasojat: uria masive, vdekja e fëmijëve dhe të moshuarve, kolaps i shëndetësisë dhe arsimit, shpërbërje e familjes dhe komunitetit, trauma psikologjike kolektive.

Megjithatë, artikulli thekson edhe modelet e qëndresës: iniciativa popullore për shpërndarje ushqimi, mbijetesë me bujqësi shtëpiake, arsim alternativ në xhami dhe çadra, dokumentim ligjor e mediatik i krimeve.

Kërkesat kryesore:

1. Dokumentimi dhe ngritja e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (sipas nenit 8 të Statutit të Romës).

2. Hapja e menjëhershme e kalimeve pa kushte.

3. Mobilizim ndërkombëtar mediatik e politik për të ekspozuar krimin.

4. Mbështetje urgjente psikologjike e arsimore për fëmijët.

Autori përfundon se “inxhinieria e urisë” është doktrinë institucionale e shfarosjes, por gjithmonë dështon në objektivin e saj përfundimtar, sepse nxjerr kultura të reja rezistence dhe forcon identitetin e popujve që synon të shkatërrojë.

Behar Kaçeli

Exit mobile version