Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli vazhdoi sulmet ajrore kundrejt Gazës gjatë gjithë natës

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore kundrejt Gazës gjatë gjithë natës

Ushtria izraelite njoftohet se ka bombarduar gjatë gjithë natës shumë rajone të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA thuhet se Izraeli ka vazhduar në ditën e 217-të sulmet e tij kundër Rripit të Gazës.

“Avionët izraelitë bombarduan shumë vendbanime në qytetin e Gazës”, thuhet në lajm dhe theksohet se janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave dhe pesë të plagosurve nga një shtëpi që u bombardua në rrugën Yarmouk në qytet.

Po ashtu bëhet e ditur se gjashtë persona u plagosën në një shtëpi që u shënjestrua nga Izraeli në rrugën Al-Nafaq në qytetin e Gazës, ndërsa informohet se avionët luftarakë izraelitë bombarduan shumë shtëpi në Al-Zaytoun, Sabra, Nasr, Tal Al-Hawa dhe kampin e refugjatëve Al-Shati.

Ushtria izraelite ka kryer sulme gjatë orëve të natës edhe ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe me sulme ajrore është shënjestruar kampi i refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Exit mobile version