Gjatë orëve të para të ditës, forcat izraelite kanë vrarë të paktën katër palestinezë në Rripin e Gazës, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime mjekësore.
Sipas të njëjtave burime, dy palestinezë u vranë në jug të Gazës dhe dy të tjerë në veri, ku njëri prej tyre ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra më herët. Mjekët njoftuan gjithashtu për disa të plagosur në kampin Jabalia, Beit Lahia dhe zonën përreth Jabalisë.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 71,412 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 171,314. Sulmet kanë shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës së rrethuar dhe kanë zhvendosur të gjithë popullsinë.
Sipas raportimeve, Izraeli ka shkelur vazhdimisht armëpushimin në Gaza, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, duke vrarë 442 palestinezë dhe plagosur 1,236 të tjerë gjatë kësaj periudhe. /mesazhi
