Ballina Arritje Teknologji Ja detajet e para për Samsung Galaxy S9

Ja detajet e para për Samsung Galaxy S9

Jemi duke i afruar ngadalë fundit të vitit dhe spekulimet rreth modeleve për 2018-ën tashmë kanë filluar të rrjedhin online.

Deri më sot, është spekuluar për dy kompanitë se janë duke punuar në smartfonët e rinj të avancuar për fillim të vitit të ardhshëm dhe ato janë OnePlus dhe Samsung.

OnePlus do të lansojë modelin e saj të avancuar me ekran pa skaje në fillim të vitit të ardhshëm, dhe Samsung ka plane të ngjashme.

Sipas SamMobile, Samsung do të ketë serinë e re të avancuar të ngjashme edhe për vitin e ardhshëm, përkatësisht Galaxy S9 dhe Galaxy S9+.

Kjo uebfaqe e njohur, po ashtu, ka zbuluar edhe numrat e modeleve – G960FXXU0AQI5 (Galaxy S9) dhe G965FXXU0AQI5 (Galaxy S9+), që i referohen SM-G960 dhe SM-G965.

Nëse marrim parasysh se Samsung ka filluar zhvillimin më herët për dallim nga viti i kaluar, modelet e reja mund të lansohen më herët sesa është planifikuar./MESAZHI/

Exit mobile version