Ballina Lajmet Kosovë BE-ja u bënë thirrje Prishtinës dhe Beogradit t’i kthehen dialogut

BE-ja u bënë thirrje Prishtinës dhe Beogradit t’i kthehen dialogut

Kreu i diplomacisë të BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët e fundit, në theks të veçant ngjarjen e së shtunës, u theksua në komunikatën e zyrës së kreut të diplomacisë të BE-së.

“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiç,” ka thënë për Tanjug zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Kocijancic në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi si dhe të kthehen qështjes së dialogut.

“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka thënë Maja Kocijancic.

Exit mobile version