Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “James Bond” mbledh mbi 100 milionë paund për të prekurit nga tërmetit...

“James Bond” mbledh mbi 100 milionë paund për të prekurit nga tërmetit në Turqi

Daniel Craig

Aktori britanik Daniel Craig, i cili ka luajtur rolin e “James Bond”, ka mbledhur më shumë se 100 milionë paund për viktimat e tërmetit në Turqi.

Pas lëkundjeve të fuqishme në Kahramanmaraş, shume emra të njohur rreth e qark botës morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë. Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur, i cili njihet edhe si 007.

Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.

Videoja u transmetua në shumë kanale televizive në Britaninë e Madhe.

Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 101 milionë paundët. Aktori i njohur falënderoi më pas të gjithë ata që dhuruan. /a2cnn

Daniel Craig i kërkon publikut që të ndihmojë njerëzit pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë

Exit mobile version