Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Japonia kujton Hiroshiman

Japonia kujton Hiroshiman

Japonia sot e ka shënuar 72 vjetorin e sulmit të parë atomik në botë në Hiroshimë.

Japonia është i vetmi vend që i ka përjetuar dy sulme atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki në vitin 1945, raporton agjeencia AFP nga kryeqyteti Tokio.

Sulmi në Hiroshimë u bë më 6 gusht të vitit 1945, ndërsa tri ditë më vonë u krye edhe sulmi i dytë në Nagasaki, nga Shtetet e Bashkuara, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Nga këto sulme janë vrarë 140 mijë vetë në Hiroshimë dhe 74 mijë vetë në Nagasaki. Disa vdiqën menjëherë, ndërsa të tjerët vdiqën pas disa javëve, muajve apo viteve, për shkak të plagëve apo sëmundjeve të ndërlidhura me rrezatim.

Shumë njerëz në Japoni konsiderojnë se këto sulme ishin krim lufte, pasi në shënjestër ishin civilët dhe për shkak të natyrës së jashtëzakonshme shkatërruese të këtij armatimi.

Japonia e shpalli kapitullimin më 15 gusht të vitit 1945.

Exit mobile version