Ballina Sport Futboll Jashari në formacionin e javës në Ukrainë

Jashari në formacionin e javës në Ukrainë

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari e ka nisur furishëm sezonin e ri në Ukrainë.

Jashari është përfshirë në formacionin e xhiros së dytë të elitës së futbollit ukrainas pas paraqitjes fantastike në ndeshjen e fundit kampionale.

27-vjeçari ia siguroi fitoren Cherkasyt në shtëpi ndaj Epicentr Kamianest, duke shënuar golin e vetëm në trumfin me shifrat 1:0.

Jashari ishte startues në këtë përballje, duke shënuar golin në minutën e 22-të dhe pastaj u zëvendësua në 10-të minutat e fundit të takimit.

Për Jasharin, ky ishte goli i parë në dy paraqitje në sezonin e ri, ndërsa u vlerësua me notën 8 për lojën e treguar në fitoren e parë të Cherkasyt në sezonin 2025/26.

Pas dy xhirove të luajtura, Cherkasy ka tubuar 4 pikë pasi deri më tani ka një fitore e një barazim.

Exit mobile version