Ballina Lajmet Kosovë Javën e ardhshme nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Javën e ardhshme nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se ideja e liderit të tij, Fatmir Limaj, për të iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa do të shkojë në Kuvend si iniciativë e përbashkët e opozitës.

Ai në një intervistë për Epokën e Re tha se se javën e ardhshme (të hënën) do të nisë mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie. Përfaqësuesit e dy partive të tjera opozitare, Ismajl Kurteshi (LV) dhe Time Kadrijaj (AAK), kanë thënë për gazetën se e përkrahin çdo nismë që ka qëllim rrëzimin e kësaj Qeverie.

Exit mobile version